“Kur kam qenë e vogël kopjoja…” Almeda Abazi tregon vajzën më të bukur shqiptare
Almeda Abazi ka dhënë një ditë më parë një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel. Ajo ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dha ajo profesionale.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja Lei Kraja e pyeti aktoren për ‘femrën më të bukur shqiptare’.
Almeda u shpreh se ka shumë, por veçoi Hygerta Sakon, pasi kur ka qenë e vogël e imitonte gazetaren e njohur.
Pjesë nga intervista:
Lei Kraja: Almeda nuk është habi që ti ke dalë Miss Shqipëria 2008, Miss Globe 2008. Por dua të di pak shijet e tua. Cilën do të veçoje ti si femrën më të bukur shqiptare?
Almeda Abazi: Ka shumë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… Kam qenë shumë e vogël, vishja rroba banje trupi dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon.
Lei Kraja: E përshëndesim Hygerta Sakon. Ka qenë gjithmonë në top formë Hygerta
Almeda Abazi: Nuk e ke idenë, vendosja në kokë një si tip bluze për t’i bërë flokët e gjata. E çoja nga pas dhe thoja ‘unë jam Hygerta’.