Kur ke një motër miliardere…
08 shtator 2019
| 13:37
Në mars të këtij viti, revista “Forbes” e shpalli Kylie Jenner miliarderen më të re në moshë, të bërë vetë.
Por çfarë mendojnë motrat dhe vëllai i 22 vjeçares për statusin e saj?
E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, tha se sa herë që bisedojnë në grupe “whatsapp-i” se ku do të shkojnë për pushime, të gjithë pyesin “Kylie? Do t’i paguash ti?”.
Megjithatë bukuroshja e reality show tha se ata thjesht bëjnë shaka, e se midis tyre ka vetëm dashuri.
“Janë shumë krenarë për mua, kjo është sigurt,” është shprehur ajo.