Kur në mërgim e takojmë Mërgimin
Në Frankfurt të Gjermanisë në këtë qytet me një numër të madh të banorëve rreth 700 mijë banorë ky shqiptarët nga Kosova kan arritur që t’i zhvillojnë bisniset e tyre duke lënë mbresa të jashtëzakonshme te të gjithë, njëri ndër të rinjët i cili me punën angazhimin, përkushtimin ka arritur që të i mahnit të gjithë.
Mërgim Ukiçi nga qyteti i Vushtrrisë është duke punuar në lamin e gastronomisë dhe restauranti i tij “GIM’S” që gjindet në Frankfurt është i njohur me mikëpritjen dhe ushqimet e veqanta për mysafirë, këtë nder dhe këtë mikëpritje paten rastin ta kalojnë edhe komandant Gani Imeri, pronari i kompanisë ‘Ariani Company’ Naser Imeri dhe drejtori i portalit Erainfo Arben Mlinaku. Mërgimi ishte i hareshëm dhe plot entuziazëm por çdo herë duke kujtuar qytetin e tij dhe duke punuar që vlerat e qytetarisë t’i bartë edhe në Franfurtin e Gjermanisē.
Mikëpritja dominonte te Mërgimi sepse këtë restaurant frekuentojnë shumica e këngëtarëve të estradës sonë. Mërgim ju priftë e mbara e gjithmonë qofshi faqebardhë e mikëpritës.