Kur nuk lëshon pe lojtari, lëshon Barcelona, Dembele do të bëhet lojtari më i paguar në klub

11 janar 2022 | 08:43

Ousmane Dembele duket se e ka fituar betejën e kontratës me Barcelonën dhe do të bëhet lojtari më i paguar në klub.

Sulmuesi francez e futi nën presion klubin katalunas, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, pas shumë bisedimeve, Barcelona dhe Dembele po arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën tani do të fitojë 40 milionë euro në vit për marrëveshjen e tij të re, e cila arrin rreth mbi 700,000 euro në javë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës, aty ku Barcelona përballet me Real Madridin në Riad.

Shumë klube evropiane si, Bayern Munichu, Chelsea, PSG, Manchester United dhe Liverpooli ishin të interesuara për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo katalunasit duan ta mbajnë për vete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Mbretërore e Britanisë së Madhe është në kërkim të…