Kur pa LV-ja që s’fitoi asnjë komunë, nisi të shpërndajë para poshtë e lartë

29 tetor 2021 | 08:50

Gazetari Valon Syla ka folur për vendimet e fundit të qeverisë Kurti për shtesa të pensionistëve e për konkurse në FSK.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të shpërndajë para, pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor ku doli se nuk kishte fituar asnjë komunë pa balotazh.

“Shihet qartë që Vetëvendosja kur e pa që në asnjë komunë nuk ka fituar pa balotzh, ka nisë me shpërnda para poshtë e lartë. Këto janë stilet e VV për të blerë vota qofte me shtesa qoftë me konkurse në FSK. Nuk jemi ne fortë në zor me i marrë 800 ushtarë sot. Vetëvendosja premtoi vende në ushtru për vota në Shtime”, tha Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Jusuf Thaçi thotë se ata që po kritikojnë qeverinë…