Kur poshtërimi ngatërrohet me nder dhe përjetohet si mision

27 prill 2025 | 11:28

Shkruan: Besa Ismaili

(aktualitete parlamentare kosovare)

Kur një grua (apo kushdo tjetër, edhe ndonjë burrë) shndërrohen në “kamikazë” të një partie, ata e përmbrendësojnë poshtërimin si një lloj shërbimi të lartë, një mision të shenjtë për “kauzën” e partisë. Ironia është se sa më shumë që përdoren dhe poshtërohen, ata ndjejnë veten të vlefshëm dhe të nderuar. Dhe po, partia shpesh e “shpërblen” këtë lloj lojaliteti me poste, por ato poste janë përherë të mbështellura me iluzione pushteti. Kuptohet, pushtetin e ka shefi i partisë dhe shefat e tij që kërkojnë bindje absolute për shërbime dhe asnjëherë mendim kritik apo mendim politik të pavarur.
Kjo kotillë e përdorshme dhe e shpenzueshme prej politikaneje/politikani e sheh durimin ndaj padrejtësive, talljeve, dhe instrumentalizimeve si mision të shenjtë. Sa më shumë i poshtërojnë, aq më shumë ndjehen ushtarë të palëkundur që sakrifikojnë gjithçka për “kauzën”.
Të zhytyr thellë në batakun e një sistemi partiak që përdor besnikërinë si armë dhe shpërblen nënshtrimin si virtyt, ata bëhen simbole të asaj çfarë politika nuk duhet të jetë: një fushë ku nderi ngatërrohet me poshtërimin dhe ku shërbimi ndaj një ideali zëvendësohet nga adhurim ndaj kryetarit të partisë dhe ndaj pushtetit.
Por kjo është një e dergjur e demokracisë, sepse në një demokraci të shëndetshme, misionet, kauzat dhe nderi nuk maten me sa shumë duron poshtërime dhe padrejtësi, por maten me sa guxon t’i kundërshtosh ato dhe të veprosh ndonjë të mirë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se Kuvendi vazhdon të…