Kur pritet formimi i qeverisë së re, Kurti përgjigjet për koalicionin me PDK-në

21 prill 2020 | 08:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, është pyetur sërish rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Kadri Veselit.

Ai ka thënë se PDK-ja së pari duhet të reformohet, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me këtë parti.

“Ne besojmë se PDK-ja duhet njëherë të reformohet, duke qenë në opozitë, së paku për një mandat a dy, të ndodhë ç’kapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues. Shteti është ende i kapur dhe vetëm qeveria ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka ndodhur reformimi i PDK-së siç ne kemi kërkuar. Ajo merr kohë dhe rrjedhimisht PDK-në nuk mund ta shohim partner në koalicionin e ardhshëm, pasi nuk ka bërë pastrim të brendshëm dhe ndërrim kursi dhe në udhëheqje”, ka deklaruar Kurti në “TV SYRI”.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk e kontrollon LDK-në, por presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh), Tedros…