Kur pritet që Serbia t’i vendos sanksione Rusisë? Ja si përgjigjet Vuçiqi
01 maj 2022
| 11:52
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në një komunikim për mediat është pyetur për qëndrimin e Serbisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Vuçiq ka deklaruar se politika duhet të jetë politikë e përgjegjësive dhe se nuk i interesojnë spekulimet.
“Politika jonë duhet të jetë një politikë përgjegjësie, zhvillimi dhe progresi, për të parë se cilat janë interesat e vendit tonë dhe për të bërë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me rrethanat. Nuk jam i interesuar të spekuloj nëse dhe kur do të vendosim sanksione”, ka thënë Vuçiq.