Kur pritet të fillojnë të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji?

18 janar 2022 | 15:56

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRrE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRrE-së krahas këtij raporti, ZRrE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRrE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Raporti i ZRRE

Tarifat për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike do të mbeten të njejëta, derisa për ata që shpenzojnë më shumë, do të ndryshojnë.

Bazuar në propozim, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Ndryshe, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRrE-së kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 28 janar, në orën 18:00.

“ZRrE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRrE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRrE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…