Kur shqiptarët kthehen në bashibuzukë
Autor: Jusuf Buxhovi, historian
Reagim publik dhe qytetar
Këto ditë, Muzeu i Beogradit, në një aukcion në Londër, bleu pikturën e njohur “Bashibuzuku” të piktorit Paja Jovanoviq. Blerja e kësaj pikture në një shumë prej mbi 400 mijë dollarësh dhe sjellja në Beograd, u përcoll me një propagandë denigruese ndaj shqiptarëve, meqë, sipas kësaj pikture, ata identifikohen bashibuzukë, të cilët, i shërbyen Perandosë Osmane për zullum ndaj “rajës” së krishterë dhe të serbëve në “Serbinë e vjetër” Kosovën e sotme!
Ky veprim, që nuk mund të shihet i shkëputun nga politika aktuale e destabilizimit të Kosovës si dhe paraqitjes së saj “si shtet i rrezikshëm për qytetërimin perëndimor” natyrisht “në ferkim të hapur me islamin politik” dhe aktivizimin e tij në përmasa evropiane, është në përputhje me konceptin e njohur hegjemonist serb nga shekulli XIX, që krahas gënjeshtrës rreth të ashguquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar dhe krahas gënjeshtrës rreth të ashtuquajturës Kishë Autoqefale serbe nga shekulli XIII, që po ashtu nuk ka ekzistuar pos një autonomi e përkohshme e Peshkopatës së Rashës (më vonë Zhiqes) nga Peshkopata e Ohrit, çfarëdo tjetër nga kultura dhe jeta shpirtërore, shoqërore dhe politike e shqiptarëve nga mesjeta e këndej, të paraqitet jashtë kontekstit historik, pra si e shkapërderdhur nëpër etni të tjera (siç pretendon historiani Shmitt), e mjegulluar dhe pa vazhdimësi historike e tërësi etnike e të ngjashme, ndonëse ajo është e ndërlidhur me tri nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit (Dardania, Maqedonia dhe Epiri), që edhe pas pushtimeve romake, nën emërtimin provincë e “Ilirkut” shfaqet me identitet etnik-adminstativ. Ndërsa gjatë Bizantit, kësaj komponentë do t’i shtohet edhe ajo e identitetit shpirtëror (me krishterimin nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV nga perandori Konstandin e Madh), që Beogradi bën çmos ta fshijë nga lidhja me shqiptarët, si bartës të këtij zhvillimi shpirtëror, kulturor në raport me luftën e qytetërimeve.
Edhe pse këto fakte, pak a shumë pranohen nga historiografia botërore, megjithatë, historiografia hegjemoniste serbe, e mbështetur mbi projektin e njohur të “Naçërtanjës” së Garashanint të viti 1844, me anën e falsifikimeve dhe të shëndërrimit të miteve në histori (siç është ai i Kosovës e të ngjashme), ka vepruar në mënyrë aktive, duke u përqendruar që të ndëpresë çfarëdo lidhjeje të shqiptarëve me antikitetin dhe me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme, në mënyrë që gjatë perandorisë osmane të “shfaqen” si ardhacak dhe si mercenarë në sherbim të kësaj perandorie!
Natyrisht se për të ardhur deri te ky falsifikim, ka funksionuar binomi i dy formulave mashtruese: asaj të shtetit mesjetar serb dhe të autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga vitit 1217. Falsifikimi i parë mbështetet te despotati i Rashës dhe Nemanjajt, ndonëse nga burimet meritore bizantine bëhet fjalë për një despotat si shumë të tjerë gjatë rrethanave të Bizantit, i ngritur fillimisht nga Vatikani për qëllime që t’i krijohej një baraspeshë me krishterimin ortodoks në pjesën qendrore të Ilirikut pas ndarjes së tyre në vitin 1054 dhe më vonë dhe, gjatë kohës së zhupanit të madh Stefan Dushani, i përkrahur nga Bizanti për të mos lejuar forcimin e katolicizmit në Ilirik. Në të gjitha dokumentet meritore të kohës (ato të perandorëve Porfirogenti dhe Kantakuzeni, të kronistëve të njohur Pahemije, Kristobulus dhe të tjerë), kemi despotatin ose zhupaninë e Rashës si Rascia, Rasie e të ngjashme, po askund Mbretëri Serbe. Termi “mbretëri serbe” si titull kishtar, shfaqet vetëm në zhititë (jetëshkrimet) e Hilandarit dhe të klerikëve të tjerë ortodoksë, të falsifikuara në shekullin XIX nga shkolla sllaviste e Vjenës e drejtuar nga Shafariku e deri te Jastrebovi rus, për ç’gjë dëshmon më së miri historiani serb i shekullit XIX I. Ruravac, e që vula më bindëse e këtij falsifikimi ordinar shfaqet te vepra e K. Novakoviqit “Zakonik Stefana Dushana, cara srbskog” (Kodi i Stefan Dushanit, perandorit serb) të botuar në viti 1908 dhe shumë herë të ribotuar, me ç’rast, në hyrje, në faqen 4, Novakoviq thotë se “Kanuni i Dushanit, që e sjell, nuk është i mirëfillti, nga shekulli XIV, po nga një harrnim kujtimesh nga një prift ortodoks serb nga Prizreni si dhe nga disa mësues të Bogoslovisë së Prizrenit”! Ky falsifikim me 16 versione të tjera të “Zakonikut” të Dushanit, mbi të cilin ndërtohet e gjithë godina e të ashtuquajturit shetet mesjetar serb, në shumë universitete meritore botërore (SHBA, Britani të Madhe dhe gjetiu) është vlerësuar si jokredibil.
Ngjashëm ndodhë edhe me mashtrimin rreth të ashtuquajturës autoqefali të Kishës Ortodokse serbe nga viti 1217, që poashtu, nga burime kredibile historike nga vetë Patriarkana e KOnstatinopojës, është demantuar me faktin se kjo autoqefali ka ndodhur tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pasi që ndërkombëtarisht të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate dhe Sllovene.
Por, përkundër këtyre fakteve që mund t’u shtohen sa e sa të tjera, që vinë pandërprerë nga Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave (SANU) dhe Kisha Ortodokse Serbe, Muzeu i Beogradit e të tjera, që vazhdojnë të përhahpen nëpër botë mbi këtë diskurs, akademitë në Tiranë dhe Prishtinë si dhe institutet e historisë dhe të albanologjisë në Tiranë dhe Prishtinë, nuk reagojnë veçse vazhdojnë mbllaqitjen e këtyre gënjeshtrave! Ndërsa Serbia dhe mekanizmat e saj kulturor dhe akademik, siç ndodhi këto ditë në Londër, me rastin e blerjes së pikturës së njohur të Paja Jovanoviqit, propagandën e njohur të përvetësimit të krishterimit ortodoks në Kosovës, që me dokumentin e Ahtisarit, objektet e krishterimit ortodoks iu dhuruan Kishës Orotodose Serbe e me këtë, Serbisë do t’i njihen “tapitë shpirtërore dhe ato historike” në Kosovë, me të cilat, në raportet politike dhe diplomatike ndërkombëtare , “konfirmon” pretendimet hegjemoniste, por njëherësh vazhdon që ato t’i bart edhe në planin aktual politik të njollosjes së shqiptarëve në përputhje me shpifjet dhe fymjet e Vladan Gjorgjeviqit, Cvijiqit dhe të tjerëve, si “mbetje fanatike otomane” dhe “zullumçarë të rrezikshëm për qytetërimin perëndimor”!
Kjo anatemë, u përdor edhe në Londër, po edhe në Beograd me rastin e blerjes së pikturës së Paja Jovanoviqit “Pushimi i Bashibuzukut”. Në Prononcimin e Muzeut të Beogradit, rreth kësaj pikture, për bashibozukët thuhet se ishin mercenarë kryesisht nga radhët e shqiptarëve e të kurdëve, të paguar mirë për të ushtruar terror ndaj popullsisë së krishterë, “rajës”, veçmas ndaj asaj serbe në “Serbinë e vjetër”.
Ky veprim i Beogradit dhe të ngjashmit, ndonëse nuk mund të ndryshojnë ato që me Pakon e Ahtisarit, në saje të sjelljes së papërgjegjshme të klasës politike dhe të një grupi historianësh, arkeologësh dhe kulturologësh që mori pjesë në këto bisedime, iu dhanë Serbisë nga terashëgimia e saj shumëshekullore kulturore dhe historike, megjithatë duhet ta vetëdijësojnë politikën aktuale të Kosovës, që në aranzhmanet e ardhshme politike, ku bie edhe statusi i kishës ortodokse në Kosovë, me protokollet e decentralizimit të viteve 2013-2016, tashme me tretmanin e eksterritorialitetit, sa më parë të aprovojë ligjin për bashkësitë fetare, me ç’rast, kisha ortodokse serbe do të trajtohet si bashkësitë tjera fetare, ndërsa objektet e kultit, që ajo tashmë i ka përvetësuar, me një marrëveshje me ndërkombëtarët, të bëjë çmos të fitojnë tretmanin e “pasurisë së hapur kulturore ” për të gjithë qytetarët, siç ndodh me të ngjashmet kudor në Europë, të hapura për dhe jo të mbesin peng i klerikëve serb në sherbim të politikave hegjemoniste dhe luftënxitëse, apo të shndërrimit të tyre në depo municioni, siç ndodhi me manastirin e Banjës para pak kohësh!
Kosova, pra, sot më shumë se kurrë, ka për detyrë që të neutralizojë sa më shumë që të jetë e mundur, fuqinë e kishës ortodokse serbe në Kosovës, në mënyrë që ajo të mos shfrytëzohet për qëllime politike, siç ka ndodhë dje dhe po ndodh edhe sot.