Kur të gjithë e refuzuan ftesën e tij, PDK-ja shkon në takim te Kurti
20 prill 2020
| 10:06
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen me pandeminë Covid-19. Burime brenda PDK-së bëjnë me dije se partia më e madhe opozitare do t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit të shkarkuar. Në emër të PDK-së në këtë takim do të marrë pjesë nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi.