Kur Thaçi dhe Lushtaku luanin për “Drenicën” (Foto)
19 shkurt 2018
| 12:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dikur kanë qenë sportistë.
Siç e dëshmon edhe kjo fotografi e siguruar nga “Magazina.al”, Thaçi e Lushtaku dikur kanë luajtur për klubin e futbollit “Drenica”.
Në këtë fotografi e cila është shkrepur menjëherë pasluftës, shihet bashkë me lojtarët tjerë edhe Thaçi e Lushtaku në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fanellën e klubit “Drenica”.
Ndonëse asnjëri më nuk vazhdon të merret më këtë sport, pasi zgjodhën politiken, Lushtaku për një kohë kishte udhëhequr “KF Drenicën”, ndërsa Thaçi mbeti një adhurues i këtij klubi.