Kur toka i largohet Diellit

06 korrik 2021 | 00:19

Elmedina Ismajli-Doha-Katar


Shtypi ditor i Katarit njoftoi se planeti Tokë arriti pikën më të largët në orbitën e tij rreth diellit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotem me kohën lokale, në 01:27 toka ishte në një distancë prej 93 milion milje ose 152 milion kilometra nga dielli.

Përafërsisht pesë milion kilometra larg nga ajo që ishte në janar, kur Toka ishte në një distancë prej 147 milion kilometra nga dielli.

Dr. Beshir Marzuk një ekspert në fushën e astronomisë në qendrën e Kalendarit të Katarit, deklaroi se Toka arrin pikën më të largët në orbitën e saj rreth diellit (pika e aphelionit) gjatë javës së parë të korrikut të çdo viti, ndërsa ajo arrin pikën më të afërt nga orbita e tij rreth diellit (pika e perihelionit) gjatë javës së parë të janarit të çdo viti.

Dr. Beshir Marzuk, vuri në dukje se ekziston një mrekulli shumë e çuditshme që nuk ka ndonjë efekt negativ mbi banorët e globit, dhe nuk ka ndryshim në temperaturat dhe sasisë së rrezatimit që arrin në planet.

Edhe pse Toka është në pikën më të largët nga dielli tani në verë, temperatura është e lartë, dhe përkundrazi, kur është në pikën më të afërt me diellin në dimër, temperatura është e ulët, arsyeja për këtë është këndi i rrezeve të diellit në verë është pingul me banorët e hemisferës jugore gjatë muajit korrik, dhe depërton në një distancë më të shkurtër nga atmosfera dhe nuk humbasin një pjesë të madhe të nxehtësisë së saj, ndërsa këndi i rrezeve të diellit në dimër është më i anuar ndaj banorëve të hemisferës veriore gjatë muajit janar.

Për këtë arsye Toka depërton në një distancë më të gjatë nga atmosfera dhe humbet një pjesë të saj nxehtësia, duke e ditur se situata është krejtësisht e kundërt për banorët e hemisferës jugore, kjo si shkak të prirjes me të cilën rrezet e diellit depërtojnë në sipërfaqe.

Me fjalë të tjera, muajt që për ne janë të nxehtë, për vendet e hemisferës jugore janë të ftohtë.

Orbitat e planetëve të Sistemit Diellor kanë një formë eliptike. Prandaj, ekzistojnë këto dy pika që shënojnë distancën maksimale dhe minimale të një planeti në lidhje me Diellin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, një peticion në Francë arriti mbi…