Kur u pyet i pandehuri Hoxhë Maliqi
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /23/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
Si u pyet prep i pandehuri Kadri thase, kur jemi grindur me Rifatin pas betimit, e pse neve nuk bajshim punë, Rifati na ka thanë se ju jeni komunista.
I pandehuri Vahit kur u pyet thase, kur kemi bamun komitetin kemi mar dhe urdhër Shehi me shkue ne Prizren, dhe mbasi Gjakoven nuk e pranoi Ismail Gashi me konë ngarkue dhe mua bashk me Kadri Minushin, për komitetin në Mamushë Fazlli Abedini, e Mustafa Hëzeri e une. Për Ekrem Hodën deri sa kam kene unë skam biseduar gjë fare.
I pandehuri Ahmet thase, unë letrën ja kam dhanëXhem Met Senicit me shenimet e vrasjeve e une ja kam dhanë vet këtij me e que per Prizren, per Sylejman Malltën dhjetë ditë para se të burgosem kam qenë ke ai ne dugojë, veç meje ka qenë edhe Hajrullah Mustafa e të tjerë e se ku e ka que atë letër ai nuk e di, ke Sylejmani e kam que pse pse ka qenë ne komitet.
I pandehuri Rifat thase mua udhëzimesme ka dhene kush e as nuk kam dhanë udhëzime dhe i mohon fjalet e tyre dmth. të pandehurit e tjerë te organizatës se Rahovecit, thanëse Rifati e ka organizuar komitetin.I pandehuri Rifat kur u pyet prep tha se unë nuk kam thanë çka çka thuhet se ku mbështetet unë eshte punë për mua, une nuk di e as nuk kam pasur mbështetje kund.
Kryetari urdhëroi qe te bahet dhetë minuta pushim.
Mbas mbarimit të pushimit te dhjetë minutave Trupi Gjykues tue qenë i formuar si me parë u rikthye në sallen e gjykimit.
Kur u pyet i pandehuri Hoxhë Maliqi thase, është e vërtet e se, për vrasjen e nji serbijani qe Ahmet Derguti ka dasht me vra per hakmarrje me ka thanëKadri Minushi se nuk e ka bamun.
I pandehuri Ahmet kur u pyet thase, une vrasjen qe me thoni nuk e kam menduar as ne enderr nuk e kam parë dhe kur ndonji herë nuk me ka shkue ndërmend gjë e tillë, por dhe sikur te kam dasht unë skisha se si me i thanë Kadris por as vëllezërve të mi. Pse thotë Hoxha unë se di, unë kam thanë ne OZNE qe Hoxha ka ardhur me mare listat e të vrarëve e ky mund të thotë.
Unë po te kisha vendos per vrasje nuk kisha nevojë me i thanë Kadris keshtu qe nuk ashtë e vertet kjo akuzë.Hoxha mua sme ka njoftuar kurr më parë dhe unë nuk kam hakmarrje me Daniqiqin qe me thoni.
I pandehuri Rifat thase “betimin e kemi bamun ne shtepin e Halil Dërgutit dhe formulin e tij e kemi kompozuar une dhe Vahiti dhe Vahiti e ka shkrue në makinë.
I pandehuri Vahit thase Rifati e ka bamun e shtypun me makin në zyre.
I pandehuri Rifat thase, une me Vahitin e kam shkrue.
I pandehuri Vahit thase Rifati e ka shkrue vet, a driten e mbante sherbetori zyres mbasi ishte vonë. Formullari i betimit ka qenë “Betohem n’emër të perëndisë, Flamurit, e kuranit se do te punojm e kush tradhton denimin e ka me vdekje e ne fund rroftë Komiteti Nacional Demokratik”.
Kur u pyet i pandehuri Rifat thase, komitetin e kemi thirrë me kete emër.
I pandehuri Vahit thase bashk me katër shokë te tjerë po ashtu ka qenëthirr komiteti.
I pandehuri Kadri thase, une nuk di qe Halim Spahija te kete pas lidhje me komitetin tonë e nate të Prizrenit.
I pandehuri Hoxhë Balija tha, unë i kam thanë Kadrisë se duhet me formue komitetin, sipas fjales te Tahir Dedes, por Kadrija me tha se neve e kemi pas nji komitet por e kemi lene per shkak se po merreshim vesht.
I pandehuri Tahir Deda thase Drazhistat qe me thoni per ta nuk di gjë fare. Sadik Tafarshikun e njomi e kam kater pesë vjet qe njihem me te, gjendjen e tij si nëpunës.
Si u pyet mbi kërkimin e Prokurorit thase, se sa here e ka pa Sadik Tafarshikun me Hasan Remen, i cili tha se, unë keta nuk i kam parë asnjëherë bashk. Hasan Rema me ka thanë kur ka ardhur te dytën herë qe shenimet me i mar prej Sadik Tafarshikut, por une nuk kam shkue.
I pandehuri Halim Spahija thase, unë Sadik Tafarshikun e njomi ne kohen e okupacionit mbasi ky ka qenë magazinier i baskisë, por ndonji muhabet me te nuk kam.
Kur u pyet i pandehuriTahir tha se kur ka ardhur Hasan Rema e me ka lajmrue qe rri ketu se punë atje ne Shqipëri ska, unë për transferim i kam pas thanë Halimit dhe jo Hasanit dhe si me ka thanë si ortak i tij nese do kem thanë ma përpara ndryshe do të jene nga habija. Sadikun e njomi qe nga vjeti 1938, Hasan rema per se dyti kur ka ardhur me ka thanë shko ke Sadiku dhe i kerko shenime. Unë Hasanin e kam njoftur si Hasan e jo si spiun. Kur ka ardhur urdhëri prej Hasan Remës, per komitetin e shenime them se halim Spahija ka qenë në Kukës.
Kur u pyet i pandehuri Halim thase unë në fund te muajit maj kam ardhur ne Kukës.
I pandehuri Hasan Rrustemi thase, kur Basrija e Tahiri ishin në shtëpin teme Tahiri i ka thanë se neve mbështetjen e kemi Kukës, Tiranë, Bari.
I pandehuri Basri kur u pyet tha, Tahiri me ka thanë se baza ashte kolla Kukësit etjere.
I pandehuri Kadri Minushi tha, kur ka ardhur Hoxha ke unë ka thanë se keto shenime i lyp Tahir deda e Spahija.
I pandehuri Fehim Ibrahimi thase, Tahiri me ka thanë mua se unë kam dhe Halim Spahija per kete punë.
I pandehuri Tahir thase, te pandehurit e tjer janë tue shtue shumë gjana e këto thonë kështu pse une kam qenë sekretar i Këshillit të Rrethit e Halimi si kryetar. Si u pyet prap i pandehuri Tahir thase insistoi ne deklaratat e para.
I pandehuri Hasan Rrustemi thase udhëzimet i ka shkruar Basrija mbi diktimin e Tahirit.
I pandehuri Basri thase ashtu ka qenë siç thote Hasani.
I pandehuri Tahir tha, unë udhëzimet i kam bamun mbi transmetimin e Hasanit me gjithë që Hasani me ka thanë se Halimi e ka porosit, ato udhëzime i kam pranuar si te Hasanit, dhe unë Hasanit, kur asht veshur me tesha gjermane i kam folë, e tjetër gjë si kam thanë dhe për Halimin gjë nuk i kam thanë.
Të pandehurit e tjerë te pyetur me parë thanse na ka thënë Tahiri per Halimin.
Kur u pyet i pandehuri Halim thase, kur kam ardhur une ne Kukës i kam que fjalë Tahirit per Hasanin se ketu ne Shqipëni nuk ka vend e me nejt aty se rrogë po paguhet.
I pandehuri Tahir thase po vertet keshtu ashte.
Prokurori Publik kërkoi qe te bahet ndjekja ligjore kundër Tahir Dedës, dhe si gënjeshtar para kësaj gjykate, dhe kërkon se te dënohet edhe për këtë gënjeshtrim qe formon faj.
I pandehuri Halim Spahija kur u pyet thase, une per kete qe me pyetni them se, Tahiri ne emër tem ka spekullue per me bamun e besue qe edhe unë jam ne kete punë.
I pandehuri Tahir tha, unë shokëve te mi i kam thanë per Halim Spahin gjë.
I pandehuri Halim kur u pyet thase, unë gjyqëtar Mborjen nuk i kam thanë kur se do japi shenime per te vramit e nese i kam thanë me ju dhanë si thoni ju e pranoj e kjo punë nuhat spiunazh si e thoni si e thoni vet.. Me gjithë qe nuk i kam premtuar por edhe sikur ti kem premtuar me qenë se shteti jugosllav me shtetin shqiptar ka relacione te mira nuk munt te quhet faj.
I pandehuri Tahir thase une kete punë e kam bamun per hater te Halimit e i kam dhdhanë besë fjales së Hasanit, e qe te kisha dijt qe ato janë fjalet e hasanit une skishaba gje fare. Si u pyet prap se kjo me punue keshtu si asht, u përgjigj tue thanë se asht mendjelehtësia jeme pse para se me shkue Halimi kemi bisedueper me bashkue Kosovën me Shqipërin.
Kur u pyet i pandehuri Halim tha, unë skam biseduar kesi punësh me Tahirin.
Kur u pyet i pandehuri Tahir i cili skishte çka me thanë.
I pandehuri Halim thase Sulejman Riza ka dasht me ba organizatë iridentike keto janë takue ne vjetin 1944 me anglezet ne Gjakovë. Haki Tahen e njomi nese ka qenë njofto me Sylejman Rizën ky une nuk e di. Une nuk kam biseduar me Hakin, vrasjen qe bani ai une une se kam pare në gazeta, une vete nuk kam qenë ne organizatten iridententiste por kam qenë mundue Selmani me organizue por nuk ka pas nxjerr afishet. Si u pyet per keto thase, dhe partija komuniste ka pas leshue afishe. Ashte e vertete se une Selman Rizes i kam dhanë nji here ndihmë dhe keto ndihma ja kam dhanë pse ishte fjala per me punue kundra okupatorit. Unë nuk kam përgjegjësi pse ka dal ne mal Ejup Binaku.
I pandehuri Hoxhë Maliqi thase, Tahiri me ka thanë shko ne Rahovec e mer shenime per te vramit e me formue komitetin atje.
I pandehuri Tahir thase po e kam dergje jo si anëtar keta skan qenë formue komitet hala, por me formue atje.
I pandehuri Tahir thase jam semur, u muar nga spitali nji mjek dhe mbasi e vizitoi thase temperatura e Tahir Dedës 37 e pesë viza.
Kur u pyet i pandehuri Xhemil Fluku thase, Fehim Ibrahimi ska qenë në komitet.
I pandehuri Abdullah Hajrullahu thase, nuk ka qenë anëtar i komitetit.
I pandehuri Fehim thase, mua nuk me ka ngarkue kush ndonji punë, por vetem Xhemili me ka thanë se kemi komitet. Tahir Deda me ka kerkue me formue komitet dhe me ka ngarkue perme thirrë Hysni Lleshin, Hysen Jakupin e Beqir Bunjakun, por une nuk i kam thirrë Rakipi e tëë tjerë korila qe me thoni une nuk di.
I pandehuri Tahir deda kur u pyet thase, qe kam biseduar me Fehimin per ato tre veta, por ai nuk e pranoi ate detyrë, mbi kete i pandehuri ktheu e tha se, Fehimi me ka thanë te shofi e su takue më.
Kur u pyet i pandehuri Xhemil thase, kur une i kam thanë Fehimit per me ardh ne komitet ai me ka thanë ike se nuk pranoi une me kene aty.
Mbi pyetjen qe ju ba nga ana e PP te pandehurit Fehim i cili thase, une kam mare nj letër prej Mustafë Dergutit me anen e Sulejman Malltës.
U pyet i pandehuri Ahmet Dërguti i cili thae une nuk di
I pandehuri Xhemil thase Sulejman Mallta ka qenë lidhje me Mustafa Dergutin e me Sulejman Haxhi Mustafën e Xhemë Seniqes anasjelltas.
Kur u pyet prape i pandehuri Xhemil thase une kam dasht qe me anen e Reshat Ises ose me E’them Zernagjiun, per me pas lidhje me Xhavit Nimanin.
Vendim: Me qene se, koha kaloi vazhdimi i gjykimit lihet per neser me datë 25/9/1945 ora tete para dite dhe keshtu te pandehurit tue qenë nen roje te sigurimit u derguan ne burg.
Sekretar; Mustafa Biçoku, anëtar; Kolë Shiroka dhe kryetar; Hivzi Sylejmani. (Vijon)