Kur Uashingtoni e thërret Kosovën, goditet UÇK-ja

25 qershor 2020 | 18:29

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Fejza, ka reaguar pas akuzave për krime lufte të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Fejza ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe Kosova është krenare falë gjakut të derdhur të shumë dëshmorëve dhe martirëve të saj, ndërsa luftën çlirimtare dalzotësit e saj nuk do të pranojnë të njolloset.

Komenti i plotë i Fejzës:

Në kohën kur Uashingtoni e thërret Kosovën në takime të nivelit të lartë, qarqet ruse çojnë pluhur e mjegull për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës, duke u përpjekur ta njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe prijësit e saj.

Këto lojëra politike ruse, por edhe evropiane, janë duke luajtur me ndjenjat e ushtarëve të UÇK-së, ku dihet se janë shumë të rrezikshëm për vendin e rajonin.

Kosova ishte dhe do të mbetet krenare falë gjakut të derdhur të shumë dëshmorëve dhe martirëve të saj, ndërsa luftën çlirimtare dalzotësit e saj nuk do të pranojnë të njolloset. Prandaj ne ish-ushtarët e UÇK-së do të jemi krenarë me luftën tonë te drejtë dhe nuk ka asnjë gjykatë e asnjë aktakuzë që do të na gjunjëzojë.

 

Krenar gjithmonë me djemtë dhe vajzat e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë edhe edicionin e ardhshëm…