Kur UÇK-ja theu kufirin më 1999 në Koshare: “Kurrë ma s’ka me ekzistu ky kufi”

20 korrik 2024 | 15:42

Në prill të vitit 1999, kishte filluar operacioni për thyerjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Fatmirësisht, nga ai operacion, që më vonë do të njihej si operacioni “Shigjeta” në Koshare, ka shumë fotografi e video që dëshmojnë përpjekjen vetëmohuese të ushtarëve të UÇK-së karshi ushtrisë serbe.

Në mesin e videove, është edhe një, ku shihen disa ushtarë të UÇK-së në një pikë të lartë malore, duke e thyer kufirin.

Aty shihet edhe Xhem Llamallari, i njohur si Baruti, që atëbotë ishte i ri në moshë dhe që ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së. Në video, “Baruti”, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, shihet teksa tenton të shkruaj shkronjat UÇK në gurin e kufirit.

Në këtë pikë, ushtarët e UÇK-së valvojnë një flamur me shkronjat “UÇK dhe Kosova”.

Në këtë aksion, një ushtar mban një fjalim, që më shumë i ngjan një lutjeje.

“Djem, kurrë në jetë mos ekzistoftë ma ky kufi, padrejtësitë botërore dhe evropiane na e kanë venddos këtë kufi, i cili nuk është as natyror, ky është kufi artificial, kurrë s’ka me ekzistu më” – thotë një ushtar, ndërsa një tjetër ushtar dëgjohet teksa thotë “amin”.
https://youtu.be/YkkETYGluv0

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza i…