“Kur unë kisha nevojë më së shumti, ai mu gjend” – Fjalët e Ganimete Musliut që ngritën sallën në këmbë për Shahin Dervishajn

06 shkurt 2025 | 16:04

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, po gëzon një përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

Mbështetja për të nuk vjen vetëm nga elektorati, por edhe nga vetë kandidatët e tjerë të PDK-së, të cilët e vlerësojnë si një figurë të rëndësishme dhe bashkëpunëtor të besueshëm.

Së fundmi, në një tubim zgjedhor në Runik të Skenderajt, kandidatja për deputete Ganimete Musliu (nr. 12) shprehu publikisht mbështetjen e saj për Dervishajn, duke e cilësuar atë si një njeri që ka qenë pranë saj në momentet më të vështira.

Musliu në këtë tubim tha se Dervishaj ishte pranë saj kur kishte ajo nevojë më së shumti.

Gjithashtu deputetja ka theksuar edhe vlerën e Dervishajt si një bashkëpunëtor i besueshëm, e këto fjalë kanë emocionuar të gjithë të pranishmit duke bëtë që salla të ngrihet në këmbë për të shprehur mirënjohjen e mbështetjen ndaj Dervishajt.

Ndryshe vete Shahin Dervishaj në këtë tubim në fjalën e tij theksoi fuqishëm se ai në këto zgjedhje ka dalur fitues, pasi ka fituar një përkrahje dhe dashuri të jashtëzakonshme nga publiku anë e kënd Kosovës.

Siç thotë vetë Dervishaj “Kam fituar zemrat e publikut”.

Dervishaj po ashtu në këto fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë aktiv me takime me qytetarët, me premtimet e tij për Kosovën, e ku ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për t’u përballur me sfidat që ka përpara vendi, me fokus të veçantë në përmirësimin e vendit dhe mundësive më të mëdha për rininë.

Ndërkaq, Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor…