“Kur zemra ime u thye”, Loredana shkruan libër për jetën e saj

28 tetor 2024 | 23:02

Këngëtarja Loredana Zefi, e njohur edhe si ish-partnerja e këngëtarit Mozzik, do të vij së shpejti me një projekt të ri kushtuar jetës së saj. Këtë herë do të njohim Loredanën si shkrimtare.
ProfitSence Logo

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja ka zbuluar projektin e saj të ri ku shkruan se librin do ta publikojë me 18 nëntor.

Ndër të tjera, Loredana ka bërë me dije se libri i titulluar ‘Als mein herz brach’ që ajo vetë është autorja dhe flet për jetën e këngëtares, të cilën e konsideron më dramatiken dhe më prekësen.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar. Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im ‘Als mein herz brach’ (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”, -shkruan Loredana.

Ende nuk dihet nëse në këtë libër ajo ka shkruar edhe për ish-partnerin e saj Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë, Hanën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të kryetares së…