Kur Zoti dhe mjekët tanë bëjnë mrekulli
Profesori, Sadik Krasniqi përmes rrjetit social “Facebook”, ka falënderuar mjekët e QKUK-së, të cilët falë përkushtimit të tyre dhe angazhimit të shpejt, pacientin (B.K), nga vdekja klinike e kanë rikthyer në jetë.
“Zoti i ruajtë mjekët e Kosovës!
Mrekullitë ndodhin për çdo ditë nga njerëzit e mirë!”, ka shkruar profesor Krasniqi.
Falënderimi i plotë i prof. Sadik Krasniqit:
Sot mjekët tanë të emërgjencës dhe të kardiologjisë në Prishtinë, pas një sulmi në zemër të pacientit të tyre (B.K), të cilit për një qast iu bllokua puna e zemrës, pa shenja jete, ekipi mjekëve të emërgjencës ia shpëtuan jetën, fillimisht duke ia shtypur gjoksin mjekët, me radh deri sa nga duart e dr. Jeton Morinës duke ia shtypur gjoksin iu kthyen shenjat e jetës, rifilloj puna e zemrës së pacientit! Pacientin e dërguan në sallën e operimit dhe me intervenimin e kirurgëve doktorë Luan Keka dhe doktor Vigan Mahmutaj kirurg invaziv, të cilët e ç’bllokuan enën e mbyllur i vunë stendën dhe pacienti shpëtoi dhe ndihet mirë dhe në gjendje stabile! Tani përkujdesjes dhe interesimit për pacientin menjëherë iu bashkangjitën edhe prof. dr. Gani Bajraktari dhe dr. Artan Krasniqi.
Shumë respekt për mjekët tonë, Zoti i ruajt!
Faleminderit shumë ekipit të mjekëve:
Luan Keka, Kardiolog invaziv
Vigan Mahmutaj Kardiolog invaziv
Dr.Jeton Morina
Dr. Erolind Dërmaku
Specialiste dr.Feime Sadiku
Spec.dr. Nerxhivane Halimi
Kardiolog dr. Baton Bekeri
Inferm. Gëzim Bêrbatovci
Inferm Arta Istrefi
Inferm. Aferdita Gjigoli
Inferm. Bastri Peci
Inferm. Afrim Pantina
Zoti i ruajtë mjekët e Kosovës!
Mrekullitë ndodhin për çdo ditë nga njerëzit e mirë!