Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë
Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i paraqitur në veri të Turqisë po tërheq më shumë vëmendje dhe vizitorë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova.
Kur’ani, i shkruar në vitin 1191 për shkollat teologjike në rajonin e Anadollit të Turqisë, është i paraqitur në Muzeun Tokat në provincën veriore me të njëjtin emër. Mendohet të jetë i vetmi dorëshkrimi i Kur’anit i mbijetuar nga ajo kohë.
“Si një objekt i shkruar me dorë, është një model historik shumë i rëndësishëm i Anadollit. Asnjë muze tjetër në Turqi nuk ka një artefakt të këtillë”, tha për AA, Hayati Gönültaş, zv/drejtor i muzeut.
Duke e quajtur Kur’anin 800-vjeçar “thesar të çmuar të kurorës së muzeut”, Gönültaş i ftoi të gjithë në këtë muze për ta parë këtë artefakt.