
KURBAN
18 tetor 2023
| 16:28
Sabile Keçmezi-Basha
Nuk është asgjë
Ama bash asgjë
Të bëhesh kurban
Për Itakën
Ne emër te saj
Të fali edhe frymën e fundit
Ecejaket…
Të gjitha ëndrrat
Që më vite
I thura gërshet
Merri te gjitha
Po qese do
Merri edhe tiktaket e fundit
Qe jetë i thonë
Unë,
Kurban
Ne rrugët me pikëpyetje
Kurban, ne muzgun e ëndrrës
Gjithsesi
Për Itakën
Unë kurban
…..kurban…
Për çdo damar…
ITAKË