
“Kurbani” përkthehet në italisht
29 prill 2018
| 13:20
Libri “Kurban” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur dritën e botimit edhe në Itali. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”: “Me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë”.
Parathënia e përkthimit është shkruar nga gazetarja, shkrimtarja dhe autorja televizive, Daria Bignardi. Në kopertinën e librit është fotoja e Edi Ramës, shoqëruar me shkrimin “Ishte viti 2000, kur Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot”. Libri “Kurban” i kryeministrit Rama është përkthyer edhe në turqisht.