KURBETI

06 shkurt 2022 | 20:01

Nga Agron Krasniqi

Sa shqiptarë morën
Rrugën drejt kurbetit
Dikush iku nga skamja
E dikush prej hyqymetit

Ishin vite t’rënda
Ato nën pushtim
Rruga drejt kurbetit
Ishte rrugë pa kthim

Sa nëna shqiptare
Përcillnin djemtë duke qarë
Shkonin muaj e vite
Me ta, pa u parë

Bënin punë të rënda
Me kazmë e lopatë
Per t’ kursyer pare
E hanin bukën thatë

Atje n’dhe të huaj
Iu kaloi rinia
Me shpresë se një ditë
Do të kthehen te shtëpia

Trupin n’vend të huaj
E mendjen në shtëpi
Gjithmonë i kanë thënë
O kurbet i zi

Por shqiptari i lidhur
Për tokën e vet
U kthy n’ditë t’ vështira
Kur Atdheu e thërret

Me i dalë zot Atdheut
Shumë e lanë Evropën
Ngjeshen armët n’brez
Me gjak e lanë tokën

Shkurt 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka zhvilluar një ndeshje të përkryer ndaj Atletico Madrid.…