Kurdët e Sirisë kërkojnë ndihmën e evropianëve
Kurdët e Sirisë iu bën thirrje evropianëve të mos i lënë ata, kur grupi militant “Shteti Islamik” të jetë i mundur.
Kurdët, që luftojnë kundër grupit militant ISIS, konsiderohen si terroristë nga ana e Turqisë.
Zëdhënësi i kurdëve të Sirisë, Aldar Halil i ka thënë agjencisë “AFP” se evropianët duhet të ndihmojnë në krijimin e forcave ndërkombëtare në verilindje të Sirisë.
“Vendet evropiane kanë përgjegjësi politike dhe morale dhe nëse nuk i përmbahen, do të na zhgënjejnë” ka thënë ai .
Zëdhënësi kurd i bëri thirrje Francës, si dhe vendeve tjera të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të angazhohen për krijimin e forcave ndërkombëtare në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane.
Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistët e ISIS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.