Kurdët: Kemi vrarë dorën e djathtë të Al Baghdadit

27 tetor 2019 | 21:40

Njësitë e Mbrojtjes Popullore në Siri,  njoftoi se edhe zëdhënësi i udhëheqësit të Shtetit Islamik është vrarë në një aksion të përbashkët nga forcat amerikane dhe të drejtuara nga kurdët në veri të Sirisë.

Abu Al-Hassan Al-Muhajir dyshohet të ketë qenë dora e djathtë e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi, raporton “Reuters”.

Forcat Demokratike Siriane thonë se ata synuan një objektiv pranë qytetit kufitar sirian Jarablus, bazuar në inteligjencën nga SDF dhe ushtria amerikane.Komandanti i SDF, Mazlum Abdi tha se ishte një “vazhdim i një operacioni të mëparshëm” në të cilin u vra lideri i Shtetit Islamik.Abdi e quajti zëdhënësin Muhajir “dorën e djathtë” të udhëheqësit  të Shtetit Islamik./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare…