KURESHTJA PËR LIBRIN “RECETA PA KOMB” TË AUTORIT SAJMIR LOLJA
–Panairi i Librit në Prishtinë 5-9 qershor 2019, Në Stendën e Shtëpisë Botuese “2 Lindje & 2 Perëndime”
Më 2 Dhjetor 1943, në gazetën KOMBI, shkollari perëndimor dhe njëkohësisht Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë, Mihal Zallari, botoi shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi”. Në të, ai shpaloste ortekun që po i derdhej Shqipërisë e tan shqiptarëve nga Lindja sllave. Midis të tjerave në shkrimin e tij kumbonte se “Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dore nga vëllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote”.
Ndërsa më 23 Maj 1944 në fshatin Suhadoll të Dibrës, Islam Elez Ndreu, djali i Cen Elez Ndreut nga Dibra, i shprehej oficerëve britanikë Julian Amery dhe Neil Billy McLean: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Këtë e shkruan Julian Amery në librin e tij “Sons of the Eagle: A Study in Guerilla War, London Macmillan & Co. Ltd., 1948”, faqe 137-138.
Oficerët e spiunazhit britanik nuk ia kthyen përgjigjen; nuk ishte ai qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri. Shqiptarët para, gjatë e pas Luftës II Botërore nuk patën mundësi t’i njihnin regjisorët perandorakë që krijuan teatrin shqiptar në shekullin XX. Edhe pikëpyetja e përballjes së nacionalizmit me ortekun e universalizmit edhe pyetja e Majit 1944 mbetën pa përgjigje derisa u paraqit në vitin 2018 libri në Shqip RECETA PA KOMB dhe forma e tij në anglisht THE NATION-FREE RECIPE.
Këto më sipër janë vetëm dy grimca nga ky libër. Në këtë libër ai që di shumë gjen vetveten dhe ai që di më pak do dijë shumë më shumë. Brendia e tij ka përmbajtje ndryshe nga një hartë mendore e zakonshme. Në çdo rast brendia e librit sfidon kuptimin e gjithsecilit për çka ka ndodhur me shqiptarët që nga fillimi i shekullit XX e deri në ditët e sotme dhe pse. Bie fjala, nëse Lidhja Entente do kishte patur autoritet të plotë nuk do ishte njohur as principata shqiptare më 9 Korrik 1913.
Aty lexohet ajo që nuk ishte menduar më parë. Libri nuk është opinion vetjak dhe aty janë të gjitha fijet të endura e të lidhura që nga fillimi i shekullit XX. Ato që e kanë lexuar librin kanë përparuar shumë dhe u japin buzëqeshje lajmeve apo shkrimeve që lexohen në internet, gazeta dhe libra. Libri kërkon mendje të fortë dhe lexues mendje hapur. Libri lexohet shpejt, brenda dy ditëve, dhe rilexohet më pas pa vonesë. Kështu kanë vepruar lexuesit.
Libri mbulon Europën dhe përqendrohet në Gadishullin Ilirik. Brendia e tij zbërthen çfarë ndodhi në Europë gjatë shekullit XX dhe pse. Libri nuk jep atë që propaganda e Lidhjes Entente e ka futur në qarkullim të hapur nëpër libra dhe internet. Për kureshtje vetëm disa pyetje që prekin përgjigjet e munguara janë më poshtë:
Për etjen e lexuesve botimi në Shqip këto të dhëna – Saimir A. Lolja, Receta pa Komb: Lufta e sllavo-komunistëve për “çlirim” ishte një luftim për ripushtim….prej marrëveshjes Entente Anglo-Sovjetike, Sh. B. Helga’s Secrets, Tiranë, Shkurt 2018. Gjendet në www.bukinist.al dhe libraritë në Tiranë e Prishtinë.
Kurse botimi në anglisht ka këto të dhëna – Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe: The war of communists for“liberation” was a fight for reoccupation…. from the Anglo-Soviet Entente, Tellwell, Vancouver, April 2018.
Gjendet në www.amazon.com, www.bookdepository.com, etj.