Kurrë më keq se në këto katër vjet nuk i kemi pasur marrëdhëniet me ShBA-në

21 janar 2025 | 08:38

Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka pasur dyert e mbyllura në ShBA.

Kjo deklaratë ka ardhur pas mungesës së liderëve të Kosovës në inaugurimin e presidentit, Donald Trump, ku Selimi tha se kurrë më keq se këto katër vite nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA.

Tutje, Selimi tha se tashmë duhet pasur me tepër kujdes në komunikimin dhe gjuhën që përdorët kundrejt ShBA-së.

“Na kemi mungesë të liderëve që katër vite…kjo u projektu edhe në marrëdhëniet që i kemi, kurrë më të këqija si kemi pasur me SHBA-të. Kurti nuk ka qenë një kohë të gjatë në Shtëpi të Bardhë, apo nuk e di a ka qenë ndonjëherë. Dyert mbyllë i ka pasur të jemi të sinqertë… Me erdhi shumë keq kur e dëgjova Konjufcën e cili e quajti Bideni proserb…  E kemi parë këtë akuzë që shumë shpesh po i përdorim me ShBA-në. Duhet me u rujt ka pak dhe ka shumë. Kosova duhet me pas tash shumë kujdes me i gjet kanalet e komunikimit”, ka thënë ai në Tëvë1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E fejuara e miliarderit amerikane Jeff Bezos, gazetarja Lauren Sanchez…