Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot të pagjeturit si dhe ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Ai ka thënë se nuk është rastësi që Dita e të Pagjeturve shënohet pikërisht në të njëjtën ditë. Gjithashtu, Haradinaj tha se nuk rreshtin së kërkuari dhe së kujtuari çdo ditë dhe se kurrë s’do harrohet kujtimi i tyre.
Teksti përkujtimor i tij:
Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.
Lavdi!
RH