“Kurrë nuk mundesh” – Kaqusha Jashari tregon çfarë i tha Millosheviqi
Kaqusha Jahari, ish-funksionare e lartë e pushtetit jugosllav në Kosovës, ka thënë se zgjedhja e saj në pozita të larta, përveç aftësive të saj profesionale e politike, vinte edhe për faktin që ajo nuk ishte nacionaliste. Në rrëfimin për Pressing ajo ka thënë se këtë gjë ia kishte pranuar edhe ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq.
“Nuk ka mujtë kërkush mue me më akuzu për nacionalizëm. Nuk pas kush që ka mujtë”, ka thënë ajo.
“Edhe vet Millosheviqi vet m’ka thënë për krejt mundem, për nacionalizëm nuk mundem me të akuzu. I thashë nuk mundesh kurrë, se nuk jam, jam për të drejtat e njerëzve. E që ka ndodh tani që i mbroj të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, njësoj do të ndodhte po të ishte e kundërta”, i ishte përgjigjur ajo Millosheviqit.
Jashari ka thënë se nuk pasur asnjëherë kujdes se çfarë flet në organet e partisë, nëse ishte e bindur se ajo çfarë kishte për të thënë, ishte e drejtë.
“Aty kam qenë shumë e guximshme. Nuk kam pas kujdes çka flas, i kam pas parimet e mia”, ka thënë Jashari.