“Kurrë s’bëheni burrështetas kështu”: Haziri i reagon Bislimit pas sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese

03 janar 2024 | 22:11

Pas sulmeve të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese që bëri Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili fjalët e Bislimit i quajti “kualifikime të rënda” teksa shtoi se ishte në fakt Gjykata Kushtetues ajo që i hapi udhë kësaj kaste qeverisëse të marrë pushtetin.

Reagimi i Hazirit:

Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambieent që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.

Jeni kontravers dhe mos mbajtes të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohes që ju hapën udhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Draft-Statutin e Asociacionit të…