
Kursani-Demjaha emërohet ushtruese e detyrës së kryeinspektores së shëndetësisë
23 dhjetor 2022
| 12:40
Nora Kursani – Demjaha është emëruar ushtruese e detyrës së kryeinspektores së Inspektoratit Shëndetësor.
Lajmin e ka bërë me dije për “Kosovapress” e ka konfirmuar vetë ajo.
Nora Kursani-Demjaha është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt.
Ministria e Shëndetësisë (MSh), dje ka informuar se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.
MSh-ja ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit të Inspektoratit Shëndetësor.