![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/IMG_20190121_191513.png)
Kurshumlija vëzhgues në ndeshjen e Euroleague Women
21 janar 2019
| 19:16
Faton Kurshumlija nga Kosova më 24 janar 2019 do të jetë vëzhgues në ndeshjen e EuroLeague Women, ku do të takohen Hatay Buyuksehir Belediyespor (Turqi) dhe Flammes Carolo Basket (Francë).
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Hatay të Turqisë dhe i takon fazës së rregullt të kësaj gare prestigjioze në konkurrencën e femrave.