Kurshumlija vëzhgues në ndeshjet e Fiba Europe Cup
Faton Kurshumlija nga Kosova më 31 janar do të jetë vëzhgues në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndërmjet Mornarit (Mali i Zi) dhe Bakken Bears Aarhus (Danimarkë) që do të zhvillohet në Bari.
Kjo ndeshje i takon 1/8 së finales së FIBA Europe Cup, derisa drejtësinë do ta ndajnë Tomislav Vovk (Kroaci), Serkan Emlek (Turqi), Chrisosiomos Schinas (Greqi). Kurshumlija pas kësaj ndeshje do të jetë vëzhguese në një tjetër ndeshje të nivelit të lartë të FIBA-s, atë të kualifikimeve për FIBA Women’s Eurobasket 2019 që do të zhvillohet më 14 shkurt në Celje të Sllovenisë ndërmjet Sllovenisë dhe Rumanisë.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Nikola Perlic (Kroaci), Ernad Karovic (Bosnje e Hercegovinë) dhe Anton Makhlin (Rusi).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)