Kurtaj: Gjatë periudhës 1998-1999 asnjëherë nuk e kam takuar Jakup Krasniqin

22 shkurt 2024 | 13:35

Dëshmitari Hajrush Kurtaj, të enjten në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, tha se asnjëherë nuk e ka takuar Jakup Krasniqin gjatë periudhës 1998-1999.

Kurtajn është marrë në pyetje nga mbrojtësi i Krasniqit, avokati Aidan Ellis, i cili e pyeti për njohuritë dhe takimet e dëshmitarit me Jakup Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Ellis, dëshmitari tha se të gjithë e kanë ditur se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së dhe sipas njohurive të tij, ai e kishte vetëm këtë rol në UÇK.

Kur dëshmitarit iu prezantua një hartë me kërkesë të avokatit Ellis dhe pas pyetjes së tij për disa vende brenda Komunës së Kaçanikut dhe më gjerë, se nga kush kontrolloheshin, dëshmitari Kurtaj tha se kanë qenë nga të gjitha anët të rrethuar nga forcat okupatore serbe.

Avokati Ellis e pyeti dëshmitarin lidhur me dy dokumente që sipas tij dje iu prezantuan nga ZPS-ja, pa specifikuar për cilat dokumente.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk i ka parë asnjëherë gjatë luftës këto dokumente.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person…