Kurteshi ftohet nga Prokuroria Speciale për t’u marrë në pyetje

19 gusht 2024 | 13:51

Rreth pretendimeve të bëra në një konferencë për medie nga zyrtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, rreth çështjes së ish-aktivistit Astrit Dehari, është ftuar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sami Kurteshi edhe në këtë rast sulmon prokurorinë duke e thirrur në emër specifik prokurorin që ka thirrur për marrjen e tij në pyetje si dhe duke ngritur pyetje në formë akuzash të reja për prokurorinë.

“Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore: – A po rifillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale? Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?”, ka shkruar Kurteshi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Zgjimi nga gjumi i PROKURORISË SPECIALE TË KOSOVËS!

Ftesë nga PROKURORIA SPECIALE për marrje në pyetje

Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.

Pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!

Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?

Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se historia e…