Kurteshi: Haradinaj kishte premtuar zbardhjen e rastit Dehari
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë për medie ka folur për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.
Ai ka thënë se familja Dehari nuk ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, por ka kërkuar hetim nga një institut profesional zviceran. “Dje Prokuroria Themelore në Prizren në një mënyrë ka hap rrugë për një super ekspertizë të rastit Dehari nga instituti zviceran të cilin e ka kërkuar familja. Këtë familja ia ka shfaqur Haradinaj dhe ka premtuar se kjo çështje do të marrë rrugë brenda pak kohësh”, ka thënë Kurteshi.
Në këtë kontekst, Kurteshi ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar zbardhjen e rastit Dehari. “Por ai nuk ka folur më se çfarë është ndërmarrë”, ka Kurteshi.
Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se aktgjykimi i shpërndarë para tri ditëve në lidhje me katër aktivistët e dënuar të kësaj lëvizje për sulm ndaj Kuvendit, nuk bazohet në fakte dhe dëshmi, por bazohet në insinuata dhe përshkrime hipotetike.