Kurteshi kërkon fond për librin
23 prill 2018
| 15:25
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në Ditën Botërore të Librit ka thënë se mungesa e fondeve për librat është duke shkaktuar analfabetizëm në vendin tonë.
“Shqetësimi i lëvizjes Vetëvendosje është mungesa e fondeve për librin. Qeveria nuk ndan thuajse fare pak për librin. Për librin ndahen vetëm fonde”, ka thënë Kurteshi në një konferencë për medie.
Kurteshi ka thënë se mungesa e librave në Kosovë mbi të gjitha ka shkaktuar analfabetizëm tek rinia. Sipas tij, gjendja në Kosovë është alarmante.
Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe nga institucionet tjera që të krijojnë një fond për librin, heqjen e TVSh-së për librat, dhe krijimin e një marrëveshje me Shqipërinë për përkthimin e librave.