Kurteshi: KQZ-ja po e pengon të drejtën e votës në Kosovë
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi, ka kritikuar KQZ-në se po e pengon të drejtën e votës në Kosovë.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se KQZ-ja se bashku me presidentin e vendit i po i shtyjnë zgjedhjet në Podujevë.
“Është çështja e zgjedhjeve në Podujevë dhe shtyrjes së tyre, e dyta është bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për votim të mërgimtarëve. Aj çka është duke ngjarë në KQZ është pikërisht e kundërta. Pasi shtyrjes kundër kushtetuese të zgjedhjeve nga Presidenti, kjo lëndë është duke pritur në Gjykatën Kushtetuese dhe ne si anëtarë të KQZ-së 5 herë e kemi ngritur çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të 5 herët në KQZ është votuar nga përfaqësuesit e partive politike kundër, jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve por edhe për ta futur në rendin e ditës duke u arsyetuar në format më banale”, ka thënë Kurteshi.
Ai ka deklaruar se vendet e rajonit kanë mbajtur edhe zgjedhje të përgjithshme në pandemi.
“Ne javën e kaluar i kemi dërguar letër z. Naser Ramadani të IKSHKP-së për rivlerësim të situatës epidemiologjike se a mund të mbahej zgjedhjet në Podujevë. Vendet e rajonit kanë pasur zgjedhje bile edhe në petkun e pandemisë dhe nuk kemi asnjë të dhënë se mbajtja e zgjedhjeve në cilindo vend të botës mund të ndikojë në rritjen e rasteve me Covid-19. Zgjedhjet janë shty pa afat që është krejtësisht jokushtetuese. KQZ-ja po e pengon me forma absurde të drejtën e votës në Kosovë. Ajo me veprimet e veta e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për votim të mohohet në çdo formë të mundshme”, ka thënë Kurteshi.