Kurteshi kritikon QNR-në për mungesë pune

22 shkurt 2021 | 14:14

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kritikuar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për mos punë, raporton “Epoka e re”.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai ka thënë se zyrtarët e kësaj qendre rrinë kot dhe nuk punojnë ashtu siç duhet.

“Votat me kusht janë përfunduar, janë krahasuar me listat e votuesve të regjistruar, pse për to nuk merret vendim me u numëruar. Cila është arsyeja që QNR pret. Qe tri ditë e kam parë personalisht se pushojnë, mos ka ndonjë arsye që ne nuk e dimë. Jam njoftuar nga prokuroria që ka një hetim të caktuar për çështjen e plikove, pse nuk jam informuar për këtë”, ka thënë  Kurteshi.

Këto kritika i ka mohuar drejtori i QNR-së, Burim Ahmetaj, duke thënë se zyrtarët e kësaj qendre nuk rrinë kot.

“Janë procesuar të gjitha me kohë dhe nuk kemi shkelje as të afatit e as të kohës. Pse nuk fillon procesin i numërimit të votave me kusht, sepse duhet të bëhen kontrolle. Ka votues që kanë votuar dy herë. Një herë me postë e pastaj me kusht në Kosovë”, ka thënë Ahmetaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka…