Kurteshi mohon se ka sulmuar fizikisht dikë në KQZ
25 gusht 2021
| 13:26
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka mohuar se ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ-së.
“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë ai për “Klankosova”.
Më herët mediet kanë raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së për shkak të maskës.