Kurteshi: Në Agjencinë e Akreditimit mungon transparenca

23 korrik 2018 | 18:10

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i drejtuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, ka pritur të hënën në takim anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Në takim është diskutuar kryesisht për sfidat e Agjencisë së Akreditimit.

Nënkryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Vjollca Krasniqi, ka thënë se objektivi kryesor i këtij institucioni është avancimi i politikave që do ta parandalonin çdo keqpërdorim dhe do ta garantonin cilësinë në arsim.

“Prioritet i yni është të punojmë sipas standardeve dhe të akreditohen vetëm institucionet që e meritojnë. Ne jemi duke punuar që çdo informacion të dalë në faqen zyrtare sepse jemi të përkushtuar për transparencë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kryetari Kurteshi dhe anëtarë të tjerë të komisionit, nga ana e tyre, paraqitën shqetësimet lidhur me mbarëvajtjen e punëve në këtë këshill.

“Në agjencion mungon transparenca e plotë dhe kjo gjë duhet të përmirësohet”, tha ndër të tjera kryetari Kurteshi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar të…