Kurti: 11 shtatori, afati i fundit për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare
07 shtator 2023
| 23:32
Kryeministri Albin Kurti përmes një video në “Facebook” ka thënë se thirrja për gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare është ende e hapur, por jo edhe për shumë gjatë.
“Këtë vit e kemi rritur numrin e vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora, nga 10 në 25, por edhe i kemi shtuar fushat ku do të mund të kontribuoni për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendin tonë”.
“Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit por edhe të rejat e programit, vizitoni faqen: www.cdfellowship.com Suksese e ju mirëpresim!”, ka theksuar Kurti.