Kurti: 14 shkurti, momenti i përmbysjes së madhe politike në Kosovën e pasluftës
14 shkurt 2024
| 11:08
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 188-të të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo mbledhje përkon me fitoren e madhe elektorale të 14 shkurtit të vitit 2021.
Ai ka thënë se 3 vjet më parë ka qenë momenti i përmbysjes së madhe politike në Kosovën e pasluftës.
“Kjo mbledhje përkon pikërisht me datën e 3-vjetorit të fitores sonë historike, ndryshimit të madh. 14 shkurti nuk paraqet vetëm fitore elektorale, është momenti përmbysjes më të madhe politike demokratike në Kosovën e pasluftës, ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin”, është shprehur Kurti.