Kurti 2000 euro, Konjufca 500 – sa para dhanë deputetët e VV-së në formë donacioni për partinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve vjetore të partive politike.
Sipas raportit të KQZ-së, për shpenzime vjetore prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi një milionë, përfshirë të hyrat dhe shpenzimet, shkruan Reporteri.net.
Në raport janë edhe të dhënat për secilin deputetë se sa ka dhënë në formë të donacionit për këtë subjekt politik.
Deputetja Tinka Kurti sipas këtij raporti i ka dhënë dy herë nga 1000 mijë euro për LVV-në – në total 2000 Euro. Ndërsa deputeti Adnan Rrustemi 500 euro. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, sipas dokumenteve të KQZ’së ka bërë donacion, një herë 166 euro e një herë tjetër 332 Euro, për partinë (rreth 500 Euro në total), derisa shefi i kabinetit të tij, Ilir Kerceli, është treguar më dorwshlirë duke i dhuruar 600 euro për LVV’në.
Edhe deputetja Fatmire Kollcaku ka bërë një donacion në vlerë 500 euro, 400 Euro më pak sesa kolegia e saj Saranda Bogujevci e cila i ka dhuruar 900 Euro (një herë 500 një herë 400).
Në total nga donacionet e deputetëve dhe anëtarëve të tjerë del se afër 30 mijë euro janë dhënë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Rikujtojmë që të dhënat sipas KQZ-së mund të ndryshojnë sepse janë të dhëna të paaudituara.
Raporti plotë nga KQZ për VV-në: PDF