Kurti: 2025-a do të jetë vit i gruas në Kosovë

10 janar 2025 | 11:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë viti 2025 do të jetë vit i grave dhe vajzave.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të përkujdeset që me vendimet dhe punën që do të bëjë, që gratë të jenë lidere në çdo fushë.

“Po e nisim vitin 20205 me një dedikimi për gratë dhe vajzat e Kosovës sepse vitit 2025 do të jetë vit i gruas në Kosovë. Kemi marr hapa dhe vendime të shumta që ndikojnë në jetën e tyre. 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje direket të qeverisë. 50 për qind të punësuara nga super puna janë vajza… Me qeverisjen tonë përfaqësimi i grave më ndërmarrjet publike është rritur shumë. Duam të bëjmë edhe më shumë, ky zotim është që vazhdon dhe shtihet për fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave. Vitin 2025 do të punojmë që të rrisim qasjen e grave për pronë dhe trashëgimi. Prioritet mbetet mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Krushë e Vogël është përuruar kompleksit memorial me…