Kurti: 28 Nëntori do të na bashkojë përgjithmonë!

28 nëntor 2019 | 11:11

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe të shtatorja e Ismaili Qemailit në Prishtinë dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se kjo festë kombëtare do të na bashkojë përgjithmonë.

“28 Nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin. Pra, kjo datë është gurthemel yni që bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së. Është festa jonë kombëtare e cila na bashkon e kësaj radhe na bashkoi edhe kundrejt një fatkeqësie tragjike në zonën e Durrësit që tronditi mbarë kombin tonë, jo vetëm në Ballkan, por kudo që janë shqiptarët”, ka thënë Kurti.

Deklarata e plotë e Kurtit për festën e Flamurit:

Urime 28 Nëntori!

Festa jonë kombëtare na bën bashkë neve sot, ashtu siç i bëri bashkë përgjatë historisë Krujën, Vlorën dhe Prekazin. Me 28 Nëntor 1955 lindi kryekomandanti Adem Jashari, kurse me 28 Nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht UÇK-ja. Pas nderimeve te përmendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë shkuam në Prekaz për nderime te varret e Jasharajve. Ky ishte deklarimi im më pas:

28 Nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin. Pra, kjo datë është gurthemel yni që bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së. Është festa jonë kombëtare e cila na bashkon e kësaj radhe na bashkoi edhe kundrejt një fatkeqësie tragjike në zonën e Durrësit që tronditi mbarë kombin tonë, jo vetëm në Ballkan, por kudo që janë shqiptarët.

Solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin është dëshmi se kur është nevoja jemi një popull në këmbë, të gjithë për secilin, secili për të gjithë, dhe, bashkë do t’ia dalim.

Pas nderimeve te përmendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë, erdhëm këtu në Prekaz për të bërë nderime te Jasharajt. Këtu kanë rënë gjithsej 59 dëshmorë prej të cilëve 15 kanë qenë gra e 15 fëmijë, në një betejë të paparë, jo vetëm në historinë tonë, kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë. Por, ky flijim ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Shaban e Zahide Jashari, Hamëz e Feride Jashari, Adem e Adile Jashari dhe Zarife Jashari me gjithë familjen e farefisin u flijuan për lirinë tonë, për pavarësinë tonë, për bashkimin tonë.

Gëzuar e urime 28 Nëntori, kjo festë kombëtare, e cila na bashkoi e do të na bashkojë përgjithmonë!

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/565365070712522/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA -BAJGORA Katër kalorësit e shqiptarisë: Në historinë…