Kurti: 742 milionë euro në dispozicion për komunat
15 maj 2023
| 11:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban takim me kryetarët e komunave.
Kurti në fjalimin hyrës ka thënë se pushteti lokal parashihet që t’i ketë 742 milionë euro në dispozicion.
“Që i bie gati 200 milionë euro buxhet për komunat gjatë kësaj qeverisje sesa asaj të mëparshme. Pushteti lokal e ka vëmendjen e qeverisë dhe përmes financave, që pritet të konkretizohet përmes bashkëpunimit”, ka thënë Kurti.