Kurti: 88 për qind e femrave ndërmarrëse kanë hapur bizneset me vetëfinancim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë për fuqizimin ekonomik të grave të komuniteteve jo shumicë.
Kurti ka thënë se në Kosovë 88 për qind të femrave ndërmarrëse kanë hapur bizneset në mënyrë vetë financiare pa ndonjë hua apo mbështetje të jashtme.
“Këtu jemi për të biseduar së bashku për sfidat dhe fuqizimin urgjent ekonomik të femrave nga komunitete jo shumicë në vendin tonë. Niveli i pronës është i njëjtë në të gjitha grupet në Kosovë, janë përgjithësisht më të ulëta dhe familje me statuse më të ulëtat socio ekonomike, gjithsesi në Kosovë 88 për qind të femrave ndërmarrëse kanë hapur bizneset vetëfinanciare pa ndonjë hua apo mbështetje të jashtme. Përkujdesja e femrave dhe përgjegjësit janë më të mëdha se sa burrat, 6.2 orë kalojnë femrat në përkujdese pa pagesë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka thënë se për të adresuar çështjen e mungesës së kapitalit të femrave në mënyrë të suksesshme është centralizuar regjistrimi i pronës në emër të të dyve, burrit dhe gruas.
“Femrat nga secili komunitet në Kosovë punojnë jashtë shtëpive, ka më shumë gjasë që të punojnë në mënyrë jo formale, pa siguri apo status apo fuqi që i jepte nga kontrata apo kontributet e pensioneve, pagës të pushimit mjekësor dhe punët e femrave që mbahen në Kosovë ka një rrugë shumë të gjatë, por situata është duke u përmirësuar. Për të adresuar çështje e mungesë së kapitalit të femrave në mënyrë të suksesshme e kemi centralizuar regjistrimin e pronës në emër të të dyve, burrit dhe gruas dhe kemi dedikuar 11 milionë euro nga viti 2021 për të mbështetur femrat ndërrmarrëse për të hapur bizneset e tyre”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se programet dhe subvencionet ndahen me qëllim që të përmirësohen kushtet me fokus fuqizimin e fermave dhe fuqizimin socio-ekonomik të komuniteteve.
“Gjitha këto programe dhe subvencione janë me qëllim që të përmirësojmë kushtet me fokus fuqizimin e fermave dhe fuqizimin socio-ekonomik të komuniteteve. Ne kemi ngritur mjete e kapacitete në ministri duke hapur programin e ri, ku kanë qenë 3 milionë euro. Tani kemi hapur një thirrje të re. Kemi pasur thirrje për bujqësi, nga 58 përfitues 12 kanë qenë femra. Thirrjet për biznes për femra janë një interes i rritur, nga 59, 15 janë femra që janë në programet tona. Subvencionet individuale 40 përfituese janë femra”, ka thënë Rashiqi. /EO