Kurti: Adem Jashari ishte i destinuar të bënte historinë

05 mars 2020 | 10:11

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur  seanca solemne me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se sot është datë e shënuar për historinë e vendin, ndërsa foli për veprën dhe sakrificën e familjes Jashari .

 

 

“Në tre ditë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. Në mesin e tyre 17 gra dhe 9 fëmijë. I lindur në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, e i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori”.

“Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Lirinë që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët dhe martirët. Faktor tjetër është NATO ndërsa më pas janë kontributet e secilit prej nesh”.

“Ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe asnjëherë nuk e lëshuan Kosovën. Bërthama e ushtrisë ishte te familja Jashari, ndërsa pa rezistencën, qëndresën dhe luftën e tyre nuk do të kishte UÇK”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca solemne për shënimin e 22 vjetorit të…