Kurti akuzon Borellin se hoqi dorë nga marrëveshja e madhe

21 nëntor 2022 | 16:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefit i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

Ai ka thënë se shpreson se BE-ja do ta gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Sa i përket çështjes se Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti ka thënë se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”. “Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i BE-së. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrelli tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Shpresoj që BE-ja t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.11.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…